Main » 2008 » March » 10

Më pak reklama, e më shumë para

Google ka shpikur një politikë të re të reklamimit sipas së cilës planifikon të fitojë më shumë para duke paraqitur më pak reklama në rezultatet e kërkimit. Këto janë lajme të mira si për kompaninë ashtu edhe për ne si shfrytëzues.

Kompania, e cila brenda vitit përfiton më shumë se 16 miliardë dollarë nga reklamat, ka avancuar softuerin e saj, i cili tani eliminon reklamimet të cilat nuk janë relevante për kërkimin, ka thënë Nick Fox nga Google.

Ky është një reagim ndaj hulumtimit të kryer nga ComScore e cila ka dëshmuar se çdo ditë e më pak shfrytëzues prekin reklamat tekstuale në kërkime, dhe zgjedhin lidhjet e faqeve që dërgojnë drejt në faqe.

Sipas Foxit, sistemi i reklamimit po bëhet çdo ditë e më i sofistikuar, Go ... Read more »
Views: 811 | Added by: baod | Date: 10-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (2)

Microsoft zbret çmimet e Windows Vista-s

Microsoft ka vendosur t’i zbres çmimet e versioneve më të kërkuara të sistemit të tij operativ Windows Vista - Home Premium dhe Ultimate - dhe njëkohësisht të korrigjojë qasjen e tij në tregjet në rritje.

Çmimet janë përmirësuar në 70 shtete të botës, mirëpo tash për tash sasia e zbritjes dihet vetëm në SHBA, ku Windows Vista Ultimate do të shitet 320 dollarë, ndërsa më parë është shitur 400 dollarë.

Në tregjet në zhvillim, Microsoft nuk do të shes më avancimin e sistemeve ekz ... Read more »

Views: 837 | Added by: baod | Date: 10-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

Apple në mesin e 10 prodhuesve më të mëdhenj të celularëve

Celulari iPhone i ka sjellë kompanisë Apple atë që prodhuesve tjerë nuk u kanë sjellë shumë vite të pranisë në treg dhe shumë seri të celularëve, kartelën hyrëse në mesin e dhjetë prodhuesve më të mëdhenj në botë.

Analistët nga Instituti për Hulumtim Gartner raportojnë se, përkundër faktit se me celularin e tyre janë të pranishëm në vetëm katër shtete (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani dhe Francë), Apple me 0.6 për qind të pjesëmarrjes ka arritur të futet në mesin e listës global ... Read more »

Views: 1480 | Added by: baod | Date: 10-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

Getty Images shitet për 2.4 miliardë dollarë

Kompania Getty Images, më së shumti e njohur për arkivin e madh të fotografive dhe video-incizimeve, ose me blerjen e disa kompanive më të vogla që ofronin shërbime të internetit, është shitur për 2.4 miliardë dollarë.

Blerësit janë Hellman & Friedman, investitorë nga New York, të cilët në portofolin e tyre kanë edhe disa kompani joteknologjike, siç është kompania Saipem SA, e cila merret me energjetikë e naftë.

Getty Images në arkivin e vet ka mbi 60 milionë fotografi dhe 30.000 orë filmash ... Read more »

Views: 1032 | Added by: baod | Date: 10-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

Goditje e re e Googlet ndaj Microsoftit

Të dy kompanitë e shpërmendura janë duke luftuar ashpër njëra ndaj tjetrës për dominim në treg. Microsofti me bollëkun e pajisjeve të tij komerciale, ndërsa Google me një varg pajisjesh alternative, më së shpeshti pa pagesë. Kësaj radhe gjiganti i internetit, Google, me shërbimin e tij të ri tenton t’i jap edhe një goditje të re Microsoftit.

Kah mesi i javës Google ka ofruar edhe një shërbim tjetër të radhës, Google Sites, një mekanizëm për ueb i cili shfrytëzuesve të vet u mundëson vendosjen dhe udhëheqjen e përbashkët të kompanisë së tyre. G ... Read more »

Views: 933 | Added by: baod | Date: 10-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (1)