11:45 AM Goditje e re e Googlet ndaj Microsoftit | |
Goditje e re e Googlet ndaj Microsoftit Të dy kompanitë e shpërmendura janë duke luftuar ashpër njëra ndaj tjetrës për dominim në treg. Microsofti me bollëkun e pajisjeve të tij komerciale, ndërsa Google me një varg pajisjesh alternative, më së shpeshti pa pagesë. Kësaj radhe gjiganti i internetit, Google, me shërbimin e tij të ri tenton t’i jap edhe një goditje të re Microsoftit. Kah mesi i javës Google ka ofruar edhe një shërbim tjetër të radhës, Google Sites, një mekanizëm për ueb i cili shfrytëzuesve të vet u mundëson vendosjen dhe udhëheqjen e përbashkët të kompanisë së tyre. Google Sites është konkurrencë e SharePoint të cilën e posedon Microsofti. Shërbimi i ri i Googlet u mundëson shfrytëzuesve mënyrë të thjeshtë të organizimit dhe të menaxhimit të informatave digjitale siç janë lidhjet e uebit, kalendarët, fotografitë, video incizimet, prezantimet dhe dokumente tjera të ndryshme nëpërmjet uebit. Google Sites është pjesë e paketës së shërbime të Google Apps, kështu që shfrytëzuesit nga kompanitë e caktuara, të cilët marrin këtë shërbim, do të përdorin Gmail, Gtalk dhe shërbimet tjera të kompanisë Google. Varianti bazë i Google Sites në tërësi është pa pagesë, derisa për shfrytëzuesit që kërkojnë më shumë Google ka përgatitur versionin Premiere Edition, i cili për kompjuter do të kushtojë 50 dollarë në vit. | |
|
Total comments: 1 | ||
| ||