12:17 PM Apple në mesin e 10 prodhuesve më të mëdhenj të celularëve | |
Apple në mesin e 10 prodhuesve më të mëdhenj të celularëve Celulari iPhone i ka sjellë kompanisë Apple atë që prodhuesve tjerë nuk u kanë sjellë shumë vite të pranisë në treg dhe shumë seri të celularëve, kartelën hyrëse në mesin e dhjetë prodhuesve më të mëdhenj në botë. Analistët nga Instituti për Hulumtim Gartner raportojnë se, përkundër faktit se me celularin e tyre janë të pranishëm në vetëm katër shtete (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani dhe Francë), Apple me 0.6 për qind të pjesëmarrjes ka arritur të futet në mesin e listës globale, e cila përbën dhjetë prodhuesit e celularëve. Kjo i ka shkuar për dore në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, raporton Gartner. Motorola me 11.9 për qind të pjesëmarrjes gjendet në vendin e tretë sipas numrit të shitur të celularëve, Samsung me 13.4 mban vendin e dytë, derisa në vend të parë ende mbetet Nokia me 40.4 për qind të pjesëmarrjes. Nokia për dallim nga e njëjta periudhë e vitit 2006 ka rritur pjesëmarrjen e saj në treg (rritje me 36 për qind), derisa Samsungu e Motorola i kanë ndërruar vendet. Të rinjtë në këtë listë pos Apple dhe RIM, që gjendet në vendin e gjashtë si dhe prodhues i pajisjeve të lira për tregjet në zhvillim, është kompania ZTE, e cila gjendet në vendin e shtatë. Tregu i përgjithshëm i celularëve është rritur në vitin 2007 për 16 për qind, në numrin e përgjithshëm prej 1.2 miliardë pajisjesh në krahasim me të dhënat e një viti të mëhershëm, ndërsa në Gartner parashikojnë se këtë vit do të ketë edhe një rritje shtesë të tregut për rreth dhjetë për qind. | |
|
Total comments: 0 | |