Main » 2008 March 10 » Më pak reklama, e më shumë para
1:34 PM Më pak reklama, e më shumë para | |
Më pak reklama, e më shumë para Google ka shpikur një politikë të re të reklamimit sipas së cilës planifikon të fitojë më shumë para duke paraqitur më pak reklama në rezultatet e kërkimit. Këto janë lajme të mira si për kompaninë ashtu edhe për ne si shfrytëzues. Kompania, e cila brenda vitit përfiton më shumë se 16 miliardë dollarë nga reklamat, ka avancuar softuerin e saj, i cili tani eliminon reklamimet të cilat nuk janë relevante për kërkimin, ka thënë Nick Fox nga Google. Ky është një reagim ndaj hulumtimit të kryer nga ComScore e cila ka dëshmuar se çdo ditë e më pak shfrytëzues prekin reklamat tekstuale në kërkime, dhe zgjedhin lidhjet e faqeve që dërgojnë drejt në faqe. Sipas Foxit, sistemi i reklamimit po bëhet çdo ditë e më i sofistikuar, Google mund të paraqesë më pak reklama, e në anën tjetër të fitojë njëjtë. Shfrytëzuesit, “vijnë në Google me një vëmendje të caktuar dhe duhet të sigurohemi që atë vëmendje ta kanalizojnë në mënyrë efikase”, ka përfunduar Fox. | |
|
Total comments: 2 | |||
| |||