Microsoft paraqet Internet Explorer 8 Beta
Gjiganti softuerik ka shfrytëzuar konferencën e vet vjetore MIX për
media për të paraqitur versionet më të reja të shfletuesit të tij të
internetit. Siguria e përmirësuar dhe mbështetja për një numër më të
madh të standardeve të uebit janë vetëm disa nga risitë të cilat
Microsoft i paralajmëron. Përpos që, ekipeve zhvilluese,
dizajnerëve dhe pjesëmarrësve tjerë të konferencës MIX08, e cila mbahet
prej 5 deri më 7 mars në Las Vegas, u ka shfaqur disa nga mundësitë e
Internet Explorerit të ri, Microsoft i ka ofruar publikut për shkarkim
versionet më të reja eksperimentale (beta). Versionet e
deritanishme të shfletuesve të Microsoftit për internet kanë pasur një
zë të keq në mesin e programerëve të uebit, për shkak të manipulimit të
tyre të ndryshëm me kodin e faqeve për dallim nga shfletuesit
alternativ si Firefox, Safari dhe të tjerë, mirëpo sipas
paralajmërimeve, IE8 do të duhej që në tërësi të përmbushë të gjitha
standardet dhe nuk do t’u çajë më kokën programerëve. Sipas të gjitha
testeve, IE8 kalon testin Acid2 i cili përdoret për testimin e
kopmpatibilitetit me standardet e CSS-it.
|