Main » 2008 » March » 21 » Askush më nuk është i sigurt nga hakerët kinezë
1:41 PM
Askush më nuk është i sigurt nga hakerët kinezë

Askush më nuk është i sigurt nga hakerët kinezë

Pothuajse secili pronar i një hapësire të uebit ka frikë nga hakerët dashakeq, sepse sikur që do të mund të rrëzonin faqen personale të dikujt, të dedikuar për kafshën e tij shtëpiake dhe sjelljet e saj, vandalët e tillë të uebit mund të bëjnë shumë dëme në faqet e organizatave dhe institucioneve botërore siç është Pentagoni.

Rrjeti televiziv amerikan CNN ka publikuar një intervistë me gjoja tre nga hakerët më famëkeq kinez. “Asnjë hapësirë e uebit nuk është qind për qind e sigurt. Ekzistojnë shumë faqe interneti me nivel të lartë të sigurisë, mirëpo gjithmonë ekziston ndonjë lëshim sigurie”, ka deklaruar Xiao Chen, udhëheqës i treshes së hakerëve kinezë të cilët kanë biseduar me gazetarin e CNN-it, identiteti i vërtetë i të cilit nuk është bërë publik.

Hakerët në mbarë botën operojnë në mënyrë të pavarur, mirëpo siç pohojnë treshja e intervistuar, grupin e tyre nganjëherë në mënyrë të fshehtë e paguan qeveria kineze, e krejt kjo për të depërtuar brenda faqeve të internetit të institucioneve amerikane siç është Pentagoni.

Në CNN pos identitetit të treshes kineze kanë vendosur të mos publikojnë edhe faqet zyrtare të këtij grupi të hakerëve, e cila sipas tyre numëron 10.000 anëtarë të regjistruar. Treshja në faqet e veta ofron vegla të shumta, lajme dhe udhëzues video që kanë lidhje me hakerët.
Views: 865 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]