2:02 PM E ardhmja në supermarkete | |
E ardhmja në supermarkete Është duke ardhur ndihmë për të gjithë ata të cilët kanë kërkuar produkte të ndryshme nga lista e tyre e blerjes, me të cilën shpesh edhe janë humbur në supermarketet e mëdha. Prodhuesi gjerman i softuerit SAP e ka menduar blerjen me anë të celularit. Sapo blerësit të futen në supermarket, telefoni do t’i memorizojë vetvetiu të gjitha produktet që gjenden në supermarket dhe do t’i ndajë në kategori, pastaj vet do të krijojë një hartë (GPS), e cila do tu tregojë blerësve ku gjenden dhe ku mund ta gjejnë produktin e tyre. Më pas celulari do ta ofrojë opsionin më të mirë për produktin që kërkoni (p.sh. cili është më i lirë, më kualitativ, etj). Në ekran, ashtu si janë të ndara produktet në kategori, do të mund t’i shihen çmimet e tyre dhe mundësia e gjetjes. Ky lloj i blerjes pritet të realizohet pas disa vitesh. | |
|
Total comments: 0 | |