2:17 PM Kina ia kalon SHBA-së me numrin e përdoruesve të internetit | |
Kina ia kalon SHBA-së me numrin e përdoruesve të internetit Kina ia ka kaluar Shteteve të Bashkuara të Amerikës me numrin e përdoruesve të internetit dhe kështu është bërë tregu më i madh botëror i internetit, ka njoftuar kompania kineze për hulumtimin e tregut, BDA. Vlerësimi i kësaj kompanie bazohet në të dhënat e qendrës kineze të informatave për internet sipas të cilës, në fund të vitit 2007, në vendin më të populluar të botës, ka pasur gjithsej 210 milionë përdorues të internetit, ka transmetuar Reuters. Në njoftimin e BDA-së përmenden të dhënat e firmës amerikane "Nilsen/Net ratings" për 216 milionë përdorues të internetit në SHBA në të njëjtën kohë. "Në bazë të këtyre shifrave dhe supozimit se dy tregjet gjatë vitit 2008 kanë vazhduar të rriten me të njëjtën shpejtësi si më herët, mund të konkludojmë se Kina ia ka kaluar SHBA-së për numrin e shfrytëzuesve të internetit", ka deklaruar analisti i BDA-së, Bin Liu. Kjo kompani ka shtuar se hulumtimet e bëra kanë dëshmuar që tregtia nëpërmjet internetit së shpejti do të bëhet segmenti më perspektiv në Kinë, pasi që kompanitë kanë filluar të përdorin përparësitë e tregut masiv, që përdoret nga shfrytëzuesit e rrjetit elektronik botëror. | |
|
Total comments: 0 | |