10:47 AM AOL blen rrjetin shoqëror Bebo për 850 milionë dollarë | |
AOL blen rrjetin shoqëror Bebo për 850 milionë dollarë Përkundër thashethemeve të fundit se AOL është duke menduar seriozisht për shkrirjen me Yahoo-në, nga tabori i kompanisë vijnë disa lajme tjera. AOL, në fakt, ka blerë rrjetin shoqëror Bebo për 850 milionë dollarë amerikanë. Bebo është jashtëzakonisht i popullarizuar në Britani të Madhe, Irlandë dhe Zelandë të Re, derisa ai numëron mbi 40 milionë anëtarë. Kjo blerje do të thotë se AOL heq dorë nga bashkimi me kompaninë Yahoo (nëse veç ato thashetheme kanë qenë të vërteta), mirëpo tani që gjërat janë komplikuar edhe më tepër duket që gjasat më të mëdha i ka Microsoft për të marrë përsipër Yahoo-në. www.bebo.com www.aol.com | |
|
Total comments: 0 | |