11:02 AM Toshiba numëron humbjet | |
Toshiba numëron humbjet Toshiba pret që këtë vit të humb rreth një miliardë dollarëpasi të mbyllë afarizmin me HD DVD, duke pasur parasysh se ka humbur betejën ndaj formatit Blu-ray Sony. "Kompania aktualisht nuk i ka vlerësuar humbjet e mundshme", ka thënë zëdhënësja e kompanisë gjigante japoneze. "Në rast se do të na duhet t’i rishikojmë raportet mbi profitin, publikun do ta njoftojmë për këtë gjë me kohë". Muajin e kaluar Toshiba ka pranuar humbjen në periudhën afatgjate rreth formatit të ri të DVD-së, duke i hapur udhë formatit Blu-ray, të cilin e ka zhvilluar Sony dhe partnerët e tij, dhe ai do të bëhet standard industrial për disqet e gjeneratës së re. Në kompaninë japoneze paralajmërojnë se do të ndalojnë së shituri pajisjet e tyre HD DVD deri në fund të muajit mars, duke thënë se, sigurisht, vetëm nga ndërprerja e kësaj pjesë të afarizmit, do të grumbullohen 50 miliardë jenë humbje, shkruan Nikkei. Kompania gjithashtu do të vuajë edhe humbje të ngjashme për shkak të mungesës së përfitimit nga shitja e DVD-ve, përfshirë shitjen e dobët të HD DVD-së dhe humbjes së mjeteve të investuara në fushata marketingu, shkruan gazeta. | |
|
Total comments: 1 | |
| |