Main » Entries archive

Yahoo përmirëson portalin e saj për video

Në mes të ofertës së Microsftit për ta blerë, Yahoo me të gjitha forcat po mundohet të tregojë se është kompani stabile dhe me perspektivë dhe kështu pothuajse çdo ditë paraqet nga një shërbim të ri apo përmirëson ato të vjetrat. Sot ia ka filluar me punë edhe videoportali me emrin Yahoo Video.
Portali i ri është me dizajn dukshëm më modern se ai i vjetri, e përveç video materialeve të shfrytëzuesve, ofron edhe përmbajtje ekskluzive siç janë emisionet televizive, filmat, video klipet si dhe gjëra të ngjashme.

Pos këtyre ndryshimeve, Yahoo Video nuk dallohet me asgjë t ... Read more »

Views: 853 | Added by: baod | Date: 19-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

Genius Navigator 365 mouse

Kompania Genius ka prezantuar Evergreen Navigator 365 Combo mouse i cili mund të përdoret edhe si game pad Ky mouse është i dedikuar lojtarëve të cilët udhëtojnë shumë. Kushton rreth 33 dollarë. Përkrah sistemet operative Windows 2000/XP/Vista. Rezolucioni maksimal është 1600 dpi.

 

Ka dimenzione 50x85x23 mm dhe peshon 67 gram. Kur i ndani dy gjysmat e mousit ju do të fitoni një game p ... Read more »

Views: 794 | Added by: baod | Date: 19-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (1)

Acer gati për kompjuterë me kosto të ulët

Prodhuesi nga Tajvani "Acer", që zë vendin e tretë në botë për prodhimin e PC-ve, tashmë ka në program të fillojë brenda këtij viti shitjen e laptopëve me kosto të ulët.
Kjo nismë vjen, pasi një nga konkurrentët e tij ka pasur një ndikim shumë të mirë në tregun e shitjeve.

Më parë shoqëria kishte përjashtuar faktin se do te nxirrte kompjuterë "low cost", por tashmë kanë ndryshuar mendim, duke filluar përgatitjet për një kompjuter të një kategorie të caktuar konsumatorësh.

Shoqëria ka menduar t'i hedhë në treg kompjuterët e rinj në sezonin pranveror, por "Acer" po p ... Read more »

Views: 836 | Added by: baod | Date: 15-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (1)

12 shkurti - Dita e Internetit

Dymbëdhjetë shkurti është shpallur nga BE-ja si Dita e Internetit. Megjithatë organizuesit e "Ditës së sigurisë në internet", këtë vit nuk i kanë moto rreziqet më të zakonshme të internetit. Në këtë ditë ne qendër janë vënë rreziqet që janë të panjohura për përdoruesit e internetit.
E-maili dhe interneti janë kthyer në një gjë të zakonshme për miliona njerëz. Shumë vetë janë kaq të lidhur me internetin, saqë nuk mendojnë për rreziqet që sjell një media e tillë. Ka gjëra që nuk duhen bërë kur je online. Për shembull të endesh nëpër rrjet pa asnjë lloj programi mbrojtës.

Kush futet në internet e brenda rrjetit të të dhënave dhe kush punon madje në kompjuter me Windows duhet patjetër të përdorë të ashtuq ... Read more »

Views: 818 | Added by: baod | Date: 12-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

Yahoo refuzon ofertën e Microsoftit

Yahoo Inc. të hënën ka refuzuar ofertën për blerje nga Microsoft Corpduke e vlerësuar atë si tepër të ulët. Drejtuesit janë pajtuar njëzëshëm që pranimi i kësaj oferte nuk është në interes të aksionarëve.
Në njoftimin zyrtar nga Yahoo thuhet se oferta “në masë të madhe nënvlerëson” vlerën e kompanisë.

Microsoft ofertën e vet për blerje, e cila ka qenë gjysma e përbërë në mjete materiale derisa e dyta në aksione, e ka ofruar më 1 shkurt.

Vlera e saj fillestare ishte 44.6 miliardë dollarë, respektivisht 31 dollarë për aksion – që paraqet 62 për qindtë premisë në çmim të aksionit të Yahoo-së.

Çmim ... Read more »

Views: 785 | Added by: baod | Date: 12-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

Facebook, një shërbim çdo ditë e më i popullarizuar në internet, po tërheq numër të madh të shfrytëzuesve. Krejt logjikisht, profilin e tyre brenda tij e kanë hapur edhe disa prej personave të njohur botërisht, mirëpo disa syresh, siç është ende njeriu i parë i Microsoftit, Bill Gates, kanë vendosur të mos e përdorin më shërbimin Facebook.
Siç supozohet, Bill Gates çdo ditë kalonte rreth 30 minuta në Facebook, ku me miqtë e tij shkëmbente porosi, u dërgonte atyre dhurata virtuale dhe është marrë me të gjitha aktivitetet tjera, me të cilat merren shfrytëzuesit tjerë të këtij shërbimi.

Duke marrë parasysh popullaritetin e tij, një numër i madh i shfrytëzuesve të internetit kanë dashur të kontaktonin me Gatesin përmes Facebook-ut, duke bërë që njeriu i parë i Microsoftit pothuajse përditë të pranonte rreth 8.000 kërkesa për “miqësi”.

Marrë parasysh telashet që i ka sjellë pjesëmarr ... Read more »

Views: 729 | Added by: baod | Date: 08-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

 
Edhe pse Amerika veriore (SHBA dhe Kanada) qe një kohë është cilësuar si, vendi nga ku rrjedh sasia më e madhe e porosive të padëshiruara, gjërat kanë ndryshuar para tre muajve, lajmërojnë nga Symantec.
Sipas pohimeve të Symantec, Evropa ka marrë kurorën nga Amerika veriore (SHBA dhe Kanada) e mbretërisë së spamit sepse gjatë tre muajve të fundit, me sasinë e porosive të padëshirueshme të dërguara, ka mundur “liderin” e deritanishëm.

Aktualisht nga Evropa rrjedh madje 44 për qind e spamit të përgjithshëm të dërguar në mbarë botën.
 
Gjatë nëntorit të vitit të kaluar, sasia e pjesës evropiane të porosive spam ka qenë 30.6 për qind, derisa në atë kohë nga Amerika veriore janë dërguar 46 për qind. Gjatë tre muajve gjërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike sepse, Evropa ka marrë fronin du ... Read more »
Views: 855 | Added by: baod | Date: 07-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

 
Qendra për Edukim dhe Përparim (QEP) ka bërë të ditur se ka realizuar me sukses lokalizimin e Windows Vista-s në gjuhën shqipe.
Lokalizimin e sistemit operativ Windows Vista në gjuhën shqipe, QEP-i, siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, e ka realizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë, me Alba-Softin etj.

Po ashtu në këtë komunikatë është bërë e ditur se, e gjithë puna është bërë për nevojat e klientëve të Microsoft-it dhe të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Microsoft-i.

Shtegun për shkarkim të Windows Vista-s në gjuhën shqipe mund ta gjeni në faqen e QEP-it
 
 
Views: 938 | Added by: baod | Date: 07-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (2)

 
Pajisjet nga kompania Apple, iPhone dhe iPod Touch, prej tani e tutje do të janë në dispozicion me kapacitet të memories prej 8 e 16, respektivisht 32 gigabajt.

Pasi që tregu online i Apple dy ditë më parë është mbyllur për një kohë të shkurtër, menjëherë kanë filluar spekulimet për atë se çfarë të reja do të paraqes Apple. Megjithatë kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një produkt të ri, por për përmirësimin e iPhone dhe iPod Touch, të cilët prej tani e tutje do të janë në dispozicion me kapacitet më të madh të memories.

iPhone me tetë gigabajt në SHBA kushton 399 dollarë (269 euro), derisa versioni 16-gigabajtësh kushton 499 dollarë (337 euro). Versionet me katër gigabajt nuk mund të gjenden në treg që bukur do kohë.

iPod Touch, megjithatë, mund të gjendet në version prej 16 GB për 399 dollarë, respektivisht 32 GB për 499 dollarë.

Përveç ndry ... Read more »
Views: 773 | Added by: baod | Date: 07-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

LG KF510 Slider Mobile Phone
 
 
Gjatë javës së ardhshme në Barcelonë mbahet Kongresi botëror GSM Mobile, kështu që mund të presim shumë celularë të rinj. LG-ja e ka hapur sezonin duke paralajmëruar pajisjen e saj të re LG-KF510.
KF510 është telefon modern celular, i cili ka në shënjestër shfrytëzuesit të cilët preferojnë celularë të dizajnuar në formë të hollë. Është më i hollë se 11 milimetra dhe vjen me mekanizëm rrëshqitës.

Është i përpunuar nga metali dhe qelqi. Elementi qendror i dizajnit është ndryshimi gradual i ngjyrës në maskë. Pajisja vjen në dy variante: Stardust ngjyrë hiri apo Sunset e kuqe.
Një pjesë e telefonit nën ekran është e ndjeshme në prekje.

Pajisje ka kamerë prej tre megapikselash ... Read more »
Views: 809 | Added by: baod | Date: 07-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

« 1 2 3 4 5 6 7 8 9 »